Kryetari i SPAK, Arben Kraja i ka kthyer përgjigje kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taluant Balla, lidhur me procedimin penal që ky i fundit ka bërë në SPAK, për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish ministrave e anëtarëve të tjerë të qeverisë nga vitet 2005 në vitin 2013.

Në përmbajtje të letrës së tij Balla thotë:

“I nderuar z. Kraja,
Më datë 17. 11.2020, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PS dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kam depozituar kallëzim për veprën penalë të “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 145/1-25 i “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 287-25 i Kodit Penal, të “Korrupsionit aktiv/pasiv në sektorin privat” sipas nenit 164/a/b të Kodit Penal kundër shtetasve:

Sali Berisha- ish-kryeministër gjatë viteve 2005-2013; Arben Imami ish-Ministër i Mbrojtjes 2009-2013, anëtarë të tjerë të këshillit të ministrave, drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Uhstrisë, Jambër Malltezi, aksioner i 35% i aksioneve të Kopanisë “Jomeplan” SHPK. bashkëshorti i Argita Sali Berisha; Administratori dhe aksionerë të kompanisë “Homeplan” SHPK; Administratori dhe aksionerë të kompanisë “Kontakt SHPK, anëtarë të komisoionit të Kthimit të Pronave, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, zyrtarëve të Drejtorisë së Administrimit të Shitjes së Pronave Publike në funksion në vitin 2008. Në lidhje me këtë kallëzim, nuk kemi asnjë informacion se në çfarë gjendje dhe shkallë procedimi është”.

Ndërkohë përgjigja e Arben Krajës është:

Në përgjigje të kërkesës tuaj dërguar me shkresën Nr. 800, datë 18.02.2022, në lidhje me kallëzimin e depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, ju informojmë se:

“Pas verifikimeve të kryera, në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton që, më datë 1.12.2020 është regjistruar procedimi penal nr. 287, për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i K. Penal, pa emra të regjistruar. Ky procedim është në fazën e hetimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb