TIRANË-Janë sekuestruar 1.2 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë. Nga dyshimet e para mësohet se shuma e bllokuar do të përdorej për aktivitet kriminal.

Paratë janë sekuestruar për llogari të shtetasit A.H.  Nga hetimet e kryera mësohet se transanksionet bankare nuk përputhen me të dhënat e shoqërisë.

Hetimet paraprake hedhin dyshime të forta se kjo shumë eurosh, në bashkëpunim edhe me palët e treta do të shkonte për veprime kriminale.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas referimit te Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka bllokuar shumën e eurove, të cilat pretendohet se ishin justifikuar nga kontrata të dyshimta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb