Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Ducaj të Malësisë së Madhe, në afërsi të Bogës. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se uji ka marrë para një makinë, në të cilën udhëtonte babai me djalin dhe vajzën.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në vendin e quajtur si “Përroi i thatë”. Sipas policisë vajza ka mundur të shpëtojë, ndërsa vijojnë kërkimet për babë e bir.

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb