Një shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë një atentati në Belgjikë.

Ngjarja ndodhi në Koekelare, përgjatë IJzerdijk në Stuivekenskerke, afër Diksmuide. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Ilir S., i cili u vra me të paktën gjashtë plumba.

Siç raportojnë mediat belge, viktima ishte duke qëndruar pranë motoçikletës së tij kur u qëllua disa herë me armë. Ndonëse atij iu dha ndihma mjekësore, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Shqiptari la pas gruan dhe një fëmijë. Në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja arme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, prokurori publik konfirmon se tashmë ka mundur të arrestojë një të dyshuar. Ai do të paraqitet nesër para gjykatës hetuese.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa autoritetet belge janë duke hetuar mbi motivet e vrasjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb