Katër granata dhe dy kapsolla detonatorë janë gjetur në parkingun e një lokali në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, ndërsa lëndët plasëse janë gjetur në një qese, nga stafi i lokalit.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2022, në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, në parkingun e një lokali, nga stafi i lokalit, është gjetur një qese brenda të cilës ndodheshin 4 granata dhe dy kapsolla detonatore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: