Një çantë e dyshimtë ka alarmuar pak minuta më parë policinë e Shtetit në afërsi të ambasadës ruse në kryeqytet.

Gazetarja e News 24, Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se punonjësit e ambasadës janë alarmuar pasi kanë dyshuar për një bombë dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje dhe pasi u bë rrethimi i perimetrit të zonës, u hap çanta e dyshimtë e cila nuk kishte brenda asgjë të dyshimtë. Brenda saj policia gjeti veç rroba, çka të bën të dyshosh se mund të jetë harruar aksidentalisht nga ndonjë kalimtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb