Gjykata e Posaçme vendosi të deklarojë fajtor Edison Memollën dhe ta dënojë me 1 vit burg. SPAK kërkoi 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës.

Memolla është paraqitur herët ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me vendimin ndaj tij.

Sipas akuzës së ngritur nga SPAK, Memolla ndërhynte pranë OSHEE që të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, me qëllim që ata ta votonin në zgjedhjet vendore të 6 marsit 2022 ku ai kandidonte nën siglën e PS, ku edhe rezultoi fitues.

Kryebashkiaku është dërguar në gjykim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) së bashku me tre të pandehur të tjerë: Ndriçim Tafgjata dhe Blerim Xhamani, të akuzuar për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, si dhe Isuf Tosku, i akuzuar për falsifikim të dokumenteve në bashkëpunim.

Xhamani dhe Tafgjata janë dënuar me 1 vit burgim nga gjykata, ndërsa Isuf Tosku mori dënimin me 8 muaj burg, i cili është pezulluar dhe është kthyer në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: