Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në lidhje me rekursin e bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjykata e Lartë vendos që hetimet për 21 janarin të zhvillohen nga SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se Gjykata e Lartë detyron SPAK të regjistrojë procedimin penal. Pranohet rekursi i Rajmonda Nikës, të vejës së Aleks Nikës.

Prokurori i SPAK ka vendosur dërgimin e kallëzimit për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës.

Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë.

Më 29 mars 2023 GJKKO ka vendosur mospranimin e ankimit.

Ndërkohë, më 22 qershor 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë ne fuqi vendimin e GJKKO që kishte rrëzuar ankimin e familjarëve.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

Ndryshimin e vendimit nr. 92, datë 21.06.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr. 107, datë 29.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – gjyqtarit për hetimet paraprake pranë asaj gjykate dhe zgjidhjen përfundimisht të çështjes, duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të regjistruar procedimin penal për kallëzimin e datës 16.02.2023.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: