E rëndë në Fushë Arrëz. 50-vjeçari P.J., ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës.

Uniformat blu bëjnë me dije se grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Fushë Arrëz, Pukë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb