Teksa vijon seanca plenare, paralelisht me të po vijon protesta qytetare.

Të shumtë në numër, qytetarët janë stacionuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që disa prej tyre kanë hequr një prej gardheve metalike, ndërsa kanë tentuar që të çajnë kordonin policor.

Për disa momente situata ishte e tensionuar, ndërsa prania e policisë u përforcua edhe më shumë. Deri më tani është shoqëruar një qytetar në polici. Sakaq, forcat “Shqiponja” kanë mbërritur pranë Ministrisë së Brendshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: