Një person ka mbetur i plagosur para pak minutash sot në Sarandë. Ngjarja ndodhi në hyrje të portit, në sy të pushuesve dhe banorëve të zonës.

Tre persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë një automjeti tip ‘Mercedes Benz’ dhe pasi kanë thyer xhamat kanë nxjerrë drejtuesin e mjetit duke e goditur me shkopa bejsbolli.

Lajmi është bërë i ditur nga burgime për ‘BalkanWeb’. I plagosuri, mësohet se është një 39-vjeçar, është transportuar drejt Spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet e para hetimore si dhe zbulimin e motiveve të ngjarjes në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb