Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur shembjen e Teatrit Kombëtar. Në vendimin e Këshillit Bashkiak të siguruar nga “BalkanWeb” “Për miratimin e shembjes së godinës të ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë, bazuar në akt-ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit ‘Mbi vlerësimin e godinës së teatrit Kombëtar'” që mban datën e sotme thuhet se me propozimin e Kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak vendosi miratimin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar.

Bashkia merr të gjitha masat për nisjen dhe ndjekjen e procedurës së ndërtimit të godinës bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar.  Dokumenti mban në fund firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak Toni Gogu.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb