Një protestuese, gjatë tubimit para Kryeministrisë, deklaroi se protesta nisi më 31 maj si reagim ndaj asaj që ajo e cilësoi si “falje” të Shqipërisë, ndërsa u shpreh se vendi ndodhet në një moment vendimtar.

“Në 31 maj ne u ngritëm sepse Shqipëria po falej. Ata që janë në këtë shesh janë këtu për këtë. Shqipëria nuk është për t’u falur”, deklaroi ajo.

Protestuesja kritikoi gjithashtu disa projekte dhe iniciativa, duke përmendur edhe “Albanian Files”, për të cilat tha se, sipas saj, nuk janë në interes të vendit.

“‘Albanian Files’ dhe shumë projekte të tjera nuk janë pro Shqipërisë. I shihni kantieret nëpër Tiranë se si po e tjetërsojnë qytetin”, u shpreh ajo.

Në përfundim të fjalës së saj, protestuesja tha se Shqipëria ndodhet “në pikën e moskthimit”, duke bërë thirrje për reagim qytetar. “Shqipëria është në pikën e moskthimit. Ose e shpëtojmë sot, ose ta gëzojë ai që do ta marrë. Por ne mendojmë se këtë vend duhet ta gëzojnë vetëm shqiptarët”, deklaroi ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: