Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit janë larguar nga vila në pronësi të Jamarbër Malltezit në Gjirin e Lalzit sapo janë larguar nga prona e këtij të fundit.

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar se dy inspektorët nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kanë qenë brenda vilës së Malltezit për të vendosur sekuestron preventive ndaj kësaj prone.

Sipas tij në vilë ndodheshin edhe banorë të tjerë, lidhja e të cilëve me Malltezin ende nuk dihet.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb