TIRANË- Protestues dhe simpatizantë të opozitës, kanë hedhur mbrëmjen e sotme dhjetëra flakadanë dhe fishekzjarrë në oborrin e Kryeministrisë.

Nuk dihen arsyet e këtij acarimi të protestuesve por për disa minuta me radhë oborri i godinës qeveritare është pushtuar nga flakët. Nuk ka pasur dëme materiale apo të lënduar.

Sheshi para çadrës është mbuluar nga tymi por pranë kryeministrisë nuk janë parë forca policie. Më pas situata është qetësuar dhe protestuesit janë kthyer për të kaluar natën në çadër, kur për pak ditë bëhen 2 muaj nga nisja e protestës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: