Gjykata e Rrethit Gjyqësor e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën  “arrest në burg” për 11 prej të arrestuarve për ngjarjen e ndodhur të premten në burgun e Peqinit, ndërsa vetëm njëri prej “detyrim paraqitjeje”. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja.

Masa e zbutur për vetëm njërin prej tyre është dhënë pasi njëri prej fëmijëve të tij ka probleme të rënda shëndetësore dhe se nuk ka kush të kujdeset për të .Në kushte të tilla ,trupi gjykues ka vendosur që për Vilson Shimën të  caktohet masa ” detyrim paraqitjeje”.

Nga ana tjetër mbrojtja e të pandehurve pretendoi gjatë seancës gjyqësore se dosja nuk mund të jetë e përbashkët. Me argument ata kanë këmbëngulur se ajo duhet të ndahet pasi të tilla janë edhe  përgjegjësitë .Secili përgjigjet në varësi të funksionit që punonjësit kanë pasur në IEVP-në e Peqinit pasi disa prej tyre nuk kanë asnjë lidhje me vendin ku ka ndodhur ngjarja. Ata kanë shërbyet në sektorë të tjerë dhe nuk është e logjikshme që të penalizohen pa shkak. Sipas tyre Kamber Hoxha ,drejtori i burgut u ka dërguar eprorëve prej kohësh shkresa për mos funksionimin e sistemit të monitorimit.

Madje sipas tij “Burgu i Peqinit ishte shndërruar në hotel për disa të dënuar dhe kishte shumë mangësi në funksionim dhe situata e sigurisë linte shumë për të dëshiruar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: