Nisin zyrtarisht punimet e Kongresit të PS-së. Me një ceremoni krejt ndryshe, ceremonia e nisjes së këtij eventi të madh për socialistët ka nisur me himnin kombëtar shqiptar dhe më pas është luajtur ai i Ukrainës, në shenjë solidarizimi kundër agresionit rus.

Mberrin Rama
Për këtë vit gjithçka duket se është menduar ndryshe. Pesë ministra të kabinetit qeveritar Rama zgjodhën që për fazën e parë të Kongresit të ishin në vende të ndryshme, duke promovuar sektorë specifike.

Nderkohë, faza e dyte, janë fjalimet zyrtare ne Pallatin e Kongreseve.

Kryesocialisti Rama është parë të hyje në pallatin e Koncerteve, ku edhe do te mbaje një fjalim.

Deputetët e ministra me tryeza në shesh, ngrihen 5 panele të ndryshme
Delegatët janë ndarë në 3 panele të ndryshme që janë vendosur në Pallatin e Kongreseve, sheshin “Nënë Tereza”, si dhe në sheshin “Italia”.
Faza e parë e Kongresit nisi që orën 09:30. Në pjesën e jashtme të Pallatit të Kongreseve u vendosen disa tavolina të rrumbullakëta. Përfaqësues të PS, po zhvillojnë takime me anëtarë e qytetarë kryesisht mbi problematikat aktuale, pjesë e tryezave përkatëse, do të jenë edhe ministrat sipas fushave.

Ky diskutim, që pritet të shtrihet ne disa sheshe kryesore, do të zgjasë rreth 3 orë, ndërsa më pas në orën 12, nis faza e dytë e punimeve e cila do të shënojë hapjen punimeve nga Damian Gjiknuri. Më pas do të flasë Ditmir Bushati dhe Spiropali si dhe kryeministri Edi Rama.

Cfare pritet te ndodhe ne Kongres
Kongresi pritet që të vendosë ndërprerjen e mandatit për krerët aktualë të PS në degët e rretheve, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen në javët e para të majit.

Me këtë lëvizje, kryetari i PS-së, Edi Rama synon t’i hapet rruga riorganizimit të partisë dhe nisjen e përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2023.
Degëve të PS do i shtohet edhe posti i Sekretarit Ekzekutiv. Në nenin 26 të statutit të PS përcaktohet mënyra se si do të zgjidhen kryetarët e rinj të degëve, të cilët kanë një mandat 4-vjeçar. Sa i përket temave të tjera, mësohet se do t’i kushtohet rëndësi; politikës së jashtme, marrëdhënieve me Europën, gjithashtu edhe energjisë.

Siç e përcakton edhe anxhenda e bërë publike, fjalën hapëse të punimeve do ta këtë Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, më pas ish-ministri Ditmir Bushati, ministrja Elisa Spiropali, ndërsa momenti kulmor mbetet fjalimi i Ramës, si kryetar i PS-së, njëherësh edhe kryeministër. Ndërkohë, që pikëpyetje e madhe ngelet fakti nëse do të ketë apo jo ndryshime në qeveri.

Deklaratat e Ramës për Kongresin
Kryeministri Edi Rama ka dhënë më herët detaje rreth këtij Kongresi:

“Këtë format e gjykuam më të arsyeshëm duke pasur parasysh që pas pak ditësh do të mblidhemi në kongresin e PS-së dhe nuk e pamë të udhës të angazhonim 2 herë brenda 2-3 ditësh të gjithë ju për të bërë lëvizje dhe për të kaluar një pjesë të madhe të kohës këtu në Tiranë.
Nga ana tjetër sigurisht që ky format besoj që është dhe shumë i favorshëm dhe sa i përket mundësisë që secili të japë kontributin e tyre.
Njëri prej sesioneve do jetë i dedikuar për diskutimin brenda anëtarësisë së Kongresit. Kongresi këtë herë do të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera nga pikëpamja e organizimit pasi do të jetë një kongres në pjesën e parë i hapur për grupet e interesit, për faktorë shoqërorë të ftuar apo që do të dëshirojnë të na bashkohen. Në një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së Kongreseve, qoftë në pjesën përpara saj, qoftë në bulevard, qoftë tek sheshi Nënë Tereza, qoftë tek Sheshi Italia, ku do t’i kushtohemi disa temave që në diskutimet tona në kryesinë e partisë i kemi identifikuar si tema të një rëndësie të dorës së parë në këtë moment, por edhe në perspektivën e këtij mandati të tretë. Duke filluar nga tema e politikës së jashtme, Shqipëria-rajoni, natyrisht marrëdhëniet tona me Europën, tek tema e energjisë që sot ka një rëndësi dhe të më të veçantë, së bashku e mjedisin dhe lëvizshmërinë, pra me transportet, tek tema tjetër e shëndetit dhe e mirëqenies shoqërore dhe tek tema e rinisë dhe inovacionit. Janë këto panele që do të moderohen nga anëtarë të Kryesisë së PS-së së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar, po ku do të jenë të ftuar të marrin pjesë në mënyrë aktive edhe të ftuar të tjerë sipas fushave”, ka deklaruar më herët kryeministri Rama.

AXHENDA
II.Rendi i punës së Kongresit të Partisë:

A)Çelja e punimeve të Kongresit

12:00 – HAPJA E PUNIMEVE – Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PSSH – Damian Gjiknuri.

12:05 -KËSHILLIMI KOMBËTAR – Elisa Spiropali-Paraqitje e rezultateve të procesit.

12:20 – HAPJA DHE FUQIZIMI I PS – Ditmir Bushati – Akademia, vizioni dhe roli i saj në përthithjen dhe zhvillimin e kapaciteteve në radhët e PS.

12:30 – PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës – Taulant Balla.

12:35 – Fjala e Kryetarit të PSSH-së z.Edi RAMA.

B) Sesioni i punimeve formale

13:30 – Çelja e pjesës organizative.

13:35 – STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së.

13:45-PROPOZIME për shtesa dhe përmirësime në draft statutin e PSSH-së. VOTIM i ndryshimeve në statut.

Ora 14:00- DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale për komunikimin me strukturat e partisë dhe publikun.

14:15 – DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.

15:00- MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT

SHËNIM: Paralelisht me diskutimet e lira, anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të kryejnë në hollin e Pallatit të Kongreseve votëbesimin e Sekretariatit Ekzekutiv të PSSH-së.

III. Sekretariati Ekzekutiv i Partisë të marrë masat organizative për zhvillimin e Kongresit të Partisë në përputhje më kërkesat e Statutit dhe Librit të Rregullave të Partisë.

ASAMBLEJA KOMBËTARE

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: