TIRANA

Një banesë private 1- katëshe është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit tek rruga e Dibrës, saktësisht tek kryqëzimi me rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Policët kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë shpëtuar një të fëmijë që ndodhej brenda banesës dhe rrezikonte të digjej. Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se nga zjarri pati vetëm dëme materiale ndërkohë nuk bëhen ende të ditura shkaqet e zjarrit në banesë.

Zjarrfikësit ndërkohë kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 11.03.2020, rreth orës 07:05, në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”, ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të shtetasit K.A, ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxorr në menyrë të menjehershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shendetsore.

Në vendngjarje gjithashtu ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb