Transportohet me helikopter drejt Tiranës i mituri që u plagos në Pukë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se 11-vjeçari me inicialet A.N., është qëlluar nga një 17-vjeçar.

Gazetari Armir Mehaj raportoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dom të Gjegjanit. Fëmija ka një plagë në këmbë dhe dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb