Policia vendore e Shkodrës ka identifikuar autorin e plagosjes së 28-vjeçarit Edis Reçaj. Policia dyshon se autor i plagosjes është shtetasi Elfat Salihi, 31 vjeç, banues në Shkodër.

Policia ka dyshime se i plagosuri dhe autori njiheshin me njeri-tjetrin dhe kanë qenë duke qëndruar bashkë mbrëmjen e 19 prillit kur ndodhi plagosja edhe pse i plagosuri ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush e ka plagosur.

Në këtë mënyrë policia ka shpallur në kërkim 31-vjeçarin Elfat Salihi. 6 vite më parë, në 2016-en Elfat Salihi mbeti i plagosur në afërsi të banesës së tij teksa u qëllua me 4 plumba, por arriti që të shpëtonte. Autori dhe i plagosuri kanë debatuar dhe në atë konflikt të çastit ka ndodhur edhe plagosja. Policia po punon për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb