DURRËS

Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës mbrëmjen e sotme. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Plazhit”, ku një shtetas është qëlluar me armë në këmbë. Në vend ndodhet një ambulancë dhe forcat e policisë.

Ndërkohë janë ngritur postblloqe në rrugët hyrëse e dalëse dhe po kryhen kontrolle intensive për kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: