Ish-biznesmenit Kastriot Ismailaj merret në pyetje në SPAK për çështjen CEZ. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ai është shoqëruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nga burgu i Fierit për në ambientet e prokurorisë së Posaçme.

Prokurori Altin Dumani ka marrë dëshminë e tij dhe më pas ai është shoqëruar sërish në Fier. Sipas burimeve, Ismailaj është pyetur për disa udhëtime jashtë vendit.

Kastriot Ismailaj është dënuar në vitin 2017 me 11 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 5 milionë eurove. Ai ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.

Ai u arrestua në 12 maj të vitit 2015 nga Sektori i Pastrimit të Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Policinë e Shtetit. N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb