VLORE

Orikumi është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm, pasi një automjeti i është vendosur tritol. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e sotme.

“BalkanWeb” mëson se nga shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa mjeti i përket shtetasit Vezir Bello.

Ky i fundit punonte si shofer ambulance në Orikum të Vlorës. Po ashtu bëhet e ditur se mjeti ishte parkuar gjatë momentit kur ndodhi shpërthimi, ndërsa ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb