Një banesë në fshatin në fshatin Miliska të Krujës, është djegur plotësisht pas shpërthimit të një bombole gazi.

Për fat të mirë, policia ka njoftuar se bëhet fjalë vetëm për dëme materiale dhe jo të lënduar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Miliska, Krujë, në banesën e shtetasit N. P., ka rënë zjarr për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit.

Si pasojë është djegur plotësisht banesa. Nuk ka dëme në njerëz. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb