Shqipëria ka fituar me rezultatin e thellë 0-3 takimin kualifikues për Kupën e Botës “Rusi 2018” kundër Izraelit. Pas disa humbjesh radhazi duhet të vinte ndeshja në Haifa për të rikthyer buzëqeshjen në Kombëtare. Për t’u veçuar në këtë mbrëmje mbresëlënëse ishte sulmuesi Armando Aadiku që fillimisht zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22-të dhe më pas në të 44-ën i dha avantazhin e dyfishtë Shqipërisë me një supergol nga jashtë zone.

Izraelitët duken të dorëzuar dhe këtë e vërteton më së miri goli i Memushajt në minutën e 71 që vulosi edhe shifrat përfundimtare në 0-3. Kjo mund të cilësohet edhe si “hakmarrje” ndaj Izraelitëve të cilët në nëntorin e vitit të kaluar na mposhti me të njëjtin rezultat në “Elbasan arena”. Pas 6-të takimesh në grupin G, Shqipëria renditet në vendin e katërt me 9-të pikë, po aq sa Izraeli i vendit të tretë, por që është më i avantazhuar për shkak të golavarazhit.

Minutë pas minute

87′ Naço tenton me një goditje të fortë nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

83′ Zahavi tenton me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por Strakosha bën një hedhje fantastike dhe grushton topin për ta devijuar në goditje këndi.

82′ Shqipëria kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Kukeli, në fushë Veseli.

71′ Shqipëria shënon golin e tretë. Çiaklleshi dhe Hysaj bënë një kombinim mjaft të mirë dhe ky i fundit pasoi në zonë për Memushajn i cili shtyu topin drejt rrjetës.

70′ Shqipëria kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Sadiku, në fushë Çikalleshi.

68′ Sadiku tenton me një goditje nga jashtë zonës, por pret Goresh.

67′ Izraeli kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Sahar, në fushë Benajun.

65′ Dasa tenton me një goditje diagonale nga hyrja e zonës, por pret Strakosha.

57′ Izraeli kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Rafaelov, në fushë Vered.

57′ Lila bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Tvathës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

55′ Sahar tenton me një goditje brenda zonës, por topi devijohet nga Mavraj, përplaset në shtyllë dhe shkon në goditje këndi.

53′ Shqipëria kryen zëvendësimin e parë. Largohet Roshi, në fushë Lila.

53′ Izraeli kryen zëvendësimin e parë. Largohet Golasa, në fushë Shehter.

51′ Sadiku kalon me vrap mbrojtësin e fundit izraelit dhe del i vetëm përballë portierit Goresh, por ky i fundit e arrin i pari topin duke i hequr sulmuesit shqiptar mundësinë e një golit tjetër.

46′ Fillon pjesa e dytë. Izraeli luan topin e parë.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë.

45+3′ Zahavi tenton me një goditje të fortë nga hyrja e zonës, por Strakosha është i vëmendshëm dhe grushton topin.


Armando Sadiku Goal HD – Israel 0-2 Albania 11… by Livee1Goals
44′ Shqipëria shënon golin e dytë. Armando Sadiku realizon një gol fantastik me një goditje mjaft të fortë nga jashtë zonës, pasi i bëri një kontrollim fantastik me gjoks topit.

35′ Rafaelov tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

34′ Zahavi tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por Strakosha kontrollon i qetë topin.

30′ Kalojnë në qetësi këto minuta të para pas golit të Sadikut.

22′ Shqipëria kalon në avantazh me anë të Sadikut. Roshi i pason topin në hyrje të zonës dhe sulmuesi godet fort drejt portës duke mposhtur portierin Goresh.

19′ Naço tenton me një goditje diagonale nga hyrja e zonës, por Strakosha bën një pritje mjaft të mirë duke e larguar topin në goditje këndi.

15′ Sadiku tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi pritet nga portieri izraelit.

12′ Naço tenton rrezikshëm nga shumë larg, por Strakosha arrin ta devijojë topin në goditje këndi.

10′ Ende asnjë rast i pastër për gol, por kuqezinjtë vazhdojnë të luajnë më mirë.

5′ Kalojnë pa raste të rrezikshme këto minuta të para, por Shqipëria duket më e motivuar se kundërshtari.

1′ Fillon ndeshja. Shqipëria luan topin e parë.

Shqipëria: Thomas Strakosha, Elseid Hysaj, Berat Xhimshiti, Ledian Memushaj, Armando Sadiku, Burim Kukeli, Jamir Hyka, Mergim Mavraj, Naser Aliji, Odise Roshi, Amir Abrashi.

Izrael: Goresh, Dasa, Tibi, Tzedek, Tvatha, Naço, Golasa, Kohen, Rafaelov, Sahar, Zahavi

Trajner: Elisha Levi

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: