Të shtëna me armë në qytetin e Bulqizës u regjistruan pasditen e kësaj të premteje.

Burime bëjnë me dije se 2 persona me inciale F.Sh dhe A.T kanë qëlluar me armë zjarri drejt biznesmenit ndërtues Gëzim Balla, teksa ishte në makinë. Raportohet po ashtu se fatmirësisht Balla nuk është prekur nga plumbat.

Policia e Bulqizës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka gjetur 5 gëzhoja.

Nga hetimet e para, bëhet me dije se shkak për të shtënat me armë është bërë një histori gjobëvënie.

Aktualisht mësohet se ndërtuesi po jep dëshmi në polici në lidhje me ngjarjen dhe dyshimet që ka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb