Të shtëna me armë zjarri në një lokal në qytetin e Bajram Currit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50 teksa ka mbetur i plagosur në këmbë një 61-vjeçar.

I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Po kështu po merren në pyetje dhe personat e pranishëm.

Informacion paraprak
Në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb