Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë mbrëmje në Pllanë të Lezhës.
Mësohet se si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i vrarë.
Viktima dyshohet se është babai i Roan Brahimit, i cili vdiq nga një atentati në Greqi.
Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gjovalin Prendi 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
(Balkanweb)