Një sasi tritoli ka shpërthyer në një lokal në Shkodër. Ngjarja ndodhi në zonën e Fermentimit rreth orës 2:00 të mëngjesit. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se sasia e tritolit është vendosur në lokalin në pronësi të shtetasit me inicialet F.K, 45 vjeç.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive ka vetëm dëme materiale. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer veprimet e para hetimore. Deri më tani autori mbetet i paidentifikuar, ndërsa policia po punon për zbulimin e tij. Tritoli është vene tek lokal Sebastiani ne Fermentim në një ndërtese dy katëshe.

Në katin e sipërm është një shtëpi në të cilën nuk ndodhej askush sepse pronari i godinës jeton në një vend tjetër në Shkodër. Mbeten të paqarta arsyet e vendosjes së tritolit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: