Jurisiti dhe aktivisti Adriatik Lapaj deklaroi se ka marrë kërcënime pas pjesëmarrjes në protestë. I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ ai tha se kishin nisur sulmet, por pa dashur të japë detaje.

Lapaj: Kam kohë që ndjek një filozofi për protestën. Por unë dalë për veten, për vajzën time. Nëse gjykon se ka pamundësi për të përballuar jetesën duhet të jetë në shesh. Kjo po ndodh dhe kjo më kënaq. Duke dalë qytetarët vetë, kjo i i bën të pamenaxhueshëm nga partitë politike. Ajo është një protestë e qytetarëve dhe duhet të mbete te tille. Nisin dhe sulmet personale,. por kjo nuk më shqetëson fare. Jam me ata që nuk pyes shumë. Se vras mendjen fare..ajo që po thoja që qytetarëve nuk iu del llogaria, të reagojnë. Nuk ka rëndësi se kush më ka kërcënuar. Nuk ka lidhje. S’jam nga ata që i marr në konsideratë, nga çdo drejtim që vijnë. S’ka asnjë rëndësi. Nuk është Adriatiku këtu, këtu është halli i çdo qytetarëve.

Kush ju ka intiminuar?
Lapaj: Nuk ndodh. Zero mundësi. Kjo do të vazhdojë deri në fund.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb