Policia ka ngritur një postobllok në hyrje të Vlorës, pasi dyshohet se autorët e vrasjes së 41-vjeçarit në Fier, mund të kenë ikur në këtë qytet.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se sipas burimeve të policisë, autorët kanë qenë me një automjet tip ‘Mercedes Benz’ ngjyrë blu. Ndërkohë që efektivët kanë disa emra të dyshuar dhe çdo person që po hyn në qytetin e Vlorës po i kontrollohet identiteti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: