TIRANË- Një tjetër zhvillim në çështjen e vrasjes së Devi Kasmit. Sot avokati i specialit grek Saimir Visha ka ankimuar masën e sigurisë ‘arrest me burg” ndaj Efthymiou Efthymious.

Sipas Vishës, prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë për klientin e tij dhe materialet e depozituara nga akuza nuk vërtetojnë se greku ka lidhje me vrasjen e Devi Kasmit.

“Prokurori nuk solli asnjë provë për Efthimioun. Provat e depozituara nuk vërtetojnë se greku ka lidhje me vrasjen”, tha Visha pas paraqitjes së kërkesës për ndryshim të masës së sigurisë.

42-vjeçari Devi Kasmi u vra në një atentat shumë pranë banesës më 29 janar 2018, në rrugën “Petro Çani”. Për vrasjen u arrestuan Elton Halipaj; Efthymiou Efthymious; Malvin Dinellari; Elton Hoxhallari, si dhe u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb