LAC

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje e këtë hërë në Laç të Kurbinit.

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në një hotel në këtë zonë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se i vdekur ka mbetur një 53 vjecar. Ngjarja ka ndodhur në hotel në aksin rrugor që lidh Lezhën me Mamurrasin.

Në sheshin para një hoteli në aksin rrugor Lezhë – Mamurras, ka hyrë një person i padentifikuar dhe ka qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend 53 vjecarin.

Mësohet se përvec viktimës, në vendngjarje ka edhe dy të plagosur. I plagosuri është dërguar në spital me plumb në këmbë.

Ngjarja te sheshi i nje hoteli në rrugën interurbane Lezhë – Mamurras , afër kryqit të Gjormit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: