Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Laçit, përpara sheshit të një hoteli.

Një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj disa personave, duke vrarë njërin dhe plagosur dy të tjerë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se viktimë ka mbetur shtetasi Bujar Lika, ndërsa i plagosuri mbeti Paulin Gjergji.

Po ashtu, i plagosur ka mbetur edhe një i ri 21 vjecar me inicialet K.L. Një grup hetimor është në vendngjarje.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: