Grupi parlamentar demokrat diskutoi për 3 orë për emrat e kandidatëve për President që do t’i shkojnë maxhorancës për votim në Parlament.

Gazetari Osman Stafa raporton se një numër i madh kandidatësh janë propozuar nga deputetët demokratë në mbledhjen ku marrin pjesë 26 prej tyre dhe Komisioni i Rithemelimit e ka bojkotuar.

Ndërkohë, pas shumë diskutimeve, është Grupi Parlamentar i PD-së vendosi që të çoi për një fazë për një analizë më të thelluar vetëm 8 emra, duke hequr Lajla Përnaskën dhe Jorida Tabakun.

KANDIDATET QE DO KALOJNE NE FAZEN TJETER
1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
5.Rexhep Uka
6.Halim Kosova
7.Leka Zogu
8.Visar Zhiti
Kandidatët QE U PROPOZUAN SI FILLIM

1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
4.Jorida Tabaku
6.Rexhep Uka
7.Halim Kosova
8.Leka Zogu
9.Visar Zhiti
10.Lajla Pernaska

****

Deputetët që i kanë propozuar

Ferdinand Xhaferri propozon Leonard Demit

Flamur Hoxha, Zef Hila dhe Ramadan Lika propozojnë Arben Çejkun

Bledjon Nallbati propozon Dritan Demirajn

Kreshnik Çollaku propozon Dashamir Shehin, Lajlja Përnaskën dhe Jorida Tabakun

Sajmir Koreshi propozon Visar Zhitin

Xhelal Mziu propozon Dashamir Shehin, Rexhep Ukën dhe Halim Kosovën

Dhurata Çupi propozon Princ Lekën

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb