Policia e Tiranës njofton se një zjarr ka rënë sot në mëngjes në një banesë në kryeqytet. Në njoftim thuhet se si pasojë e rënies së zjarrit, ka humbur jetën një person, rreth 50 vjeç.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se 50-vjeçari që ka humbur jetën nga zjarri është një endacak. Ai jetonte në një godinë të braktisur, një dhomë me blloqe, që kishte brenda rroba të përdorura.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”, ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: