Policia ka dhënë detaje se si ndodhi ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një foshnjë humbi jetën si pasojë e rënies së zjarrit. Ngjarja ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases me inicialet J. L.

Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: