Një turist çek ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas hedhjes me parashutë në Himarë. Sipas policisë, 70-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin e parashutës si pasojë e një arresti kardiak.

Turisti çek është rrëzuar në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: