Michael Schumacher mund të heq disa hapa dhe të ngri krahun lartë. Revista gjermane “Bunte” ka publikuar një lajm se ish-garuesi i Formula uno, Michael Schumacher, me ndihmën e terapistit të tij, mund të hedhë disa hapa dhe të ngrejë krahun lartë. Por lajmin e ka përgënjeshtruar menaxherja i tij, duke thënë se ky është një spekulim i papërgjegjshëm.

Një burim i paidentifikuar i ka thënë revistës se: “Michael është shumë i dobët, por ai përsëri mund të ecë pak me ndihmën e terapistit të tij”.

Menaxherja Sabine Kehm pas publikimit të titullit “Ai mund të lëvizë përsëri”, në faqen e parë të revistës Bunte, ka thënë se “Për fat të keq ne jemi të detyruar të qartësojmë se raporti i fundit për shtyp se Michael do të mund të lëvizë përsëri nuk është i vërtetë”.

“Një spekulim i tillë është i papërgjegjshëm, sepse duke pasur parasysh seriozitetin e lëndimeve të tij, jetën e tij private është shumë e rëndësishme për Michael. Por, për fat të keq ata japin shpresa të rreme për të shumë njerëzve të përfshirë”. Michael Schumacher, 7­ herë kampioni i botës në Formula 1, më 29 dhjetor 2013 pësoi një aksident ndërsa skijonte në pistën e skive në Meribel të Francës dhe më pas ra në gjendje kome.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb