33 të infektuar me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërkohë, që 46 persona kanë fituar betejën ndaj COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëri të ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

“Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga COVID-19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin COVID-19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33!”, shkruan Zemaj në Facebook.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: