Anglia ka marrë lajme të këqija para sfidës me Shqipërinë. Talentet Marcus Rashford dhe anësori Bukayo Saka nuk udhëtojnë për sfidën e së dielës në Tiranë.

Të dy lojtarët do të kthehen tek ekipet respektive për shkak dëmtimesh.

Tashmë Southgate ka dy lojtarë të rëndësishëm më pak për trasnfertën në Shqipëri, ku ‘Tre Luanët’ do të kërkojnë fitoren përballë kuqezinjve.

Të dyja përfaqësueset kryesojnë grupin l për eleminatoret e botërorit Katar 2022 pas fitoreve me San Marinon dhe Andorrën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb