KORÇË

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë, me pasojë vdekjen e një personi.

Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një grua me inicialet R. G., e cila ishte këmbësore në rrugë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në afërsi të fshatit Poloskë, në një kryqëzim.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e mjetit është shtetasin A. K.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 11.08.2021, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Kuç, Devoll, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar shtetasen R. G., rreth 70 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb