TIRANË

Familja e Andi Malokut ka paditur në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn, dy të arrestuarit për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë pikërisht 25-vjeçari Maloku.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se familja e Malokut kërkon dëmshpërblim për humbjen e jetës së djalit, në atentatin e bërë më 1 nëntor të vitit 2019, te mbikalimi i Shkozetit.

Siç thekson gazetarja Lala, shuma e dëmshpërblimit do të përcaktohet gjatë gjykimit. Seanca e sotme ndaj Rrajës dhe Halilajt është shtyrë, për shkak të mungesës së të pandehurit Rraja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb