ITALI

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është infektuar me koronavirus.

Mediet italiane raportojnë se ish-kryeministri 83-vjeçar aktualisht ndodhet i izoluar në vilën e tij në Arcore, Pranë Milanos, në gjendje të mirë shëndetësore, madje vazhdon të punojë.

“Pas testimit, Presidenti Berlusconi doli pozitiv për koronavirusin”, deklaroi partia “Forza Italia” në një njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb