HIMARË- Një 50-veçar nga Himara ka humbur jetën në rrethana misterioze. Ai është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij nga të afërmit.

Paraprakisht mësohet se 50-vjeçari jetonte i vetëm. Policia e Himarës që ka shkuar të këqyre trupin bën me dije se nuk ka pasur shenja dhune apo dëmtime të tjera, duke dyshuar për një vdekje natyrale. Për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes pritet që trupi i pajetë i himariotit t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Informacion paraprak
Më datë 24.10.2017 rreth orës 08:00, në fshatin Shën Vasi, Himarë, në oborrin e banesës së tij, ku banonte i vetëm është gjetur nga të afërmit, i pajetë shtetasi L.Q., rreth 50 vjeç.
Nga kqyrja dhe verifikimi paraprak trupi i pajetë nuk ka shënja dhune apo dëmtime të tjera ndaj dyshohet se vdekja mund të jetë natyrale.
Po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: