Një person është zhdukur nga banesa e tij në Përmet.

Bëhet fjalë për 58-vjeçarin Agim Palushaj, i cili është raportuar i zhdukur nga motra e tij.

“Më datë 21.06.2022, në Komisariatin e Policisë Përmet, ka bërë kallëzim shtetasja V. P., pasi vëllai i saj, shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, është larguar nga banesa e prindërve të tyre më datë 18.06.2022, dhe nuk është kthyer më.

Nga shërbimet e policisë vijon puna për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb