Policia e Korçës ka nisur hetimet për zhdukjen e një 24-vjeçareje.

Ka qenë burri i saj, shtetasi me inicialet E.N., ai që ka bërë denoncimin për zhdukjen e bashkëshortes së tij.

“Më datë 25.03.2025, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi E. N., 38 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij shtetasja S. A., 24 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.”, sqaron policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: