KURBIN

Policia e Kurbinit ka neutralizuar dhe arrestuar një 23-vjeçar, i cili ka kanosur një familje, duke qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre.

Në pranga ka rënë 23-vjeçari D. Gj., i cili ka kanosur dy bashkëshortët P. N. dhe V. N., si dhe është sekuestruar arma e zjarrit automatik, me të cilën i riu ka qëlluar në ajër.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një telefonate në Sallën Operative, se në fshatin Adriatik, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit D. Gj., i cili për motive të dobëta ka kanosur shtetasit P. N. dhe V. N. (bashkëshortë), banues në Adriatik, Kurbin, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, në afërsi të banesës së tyre.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi D. Gj., 23 vjeç, banues në Lezhë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me një krehër me 24 fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb