Një tjetër lajm i trishtë nga koronavirusi në vend. Virusi i rrezikshëm i ka marrë jetën artistit të njohur korçar, Naum Terova.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se Terova ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të enjte në moshën 73-vjeçare, ndërsa ka qënë prej ditësh i shtruar në pavionin e pneumologjisë të Spitalit Rajonal Korcë.

Terova nuk ka mundur të mposhtë këtë virus, duke lënë një boshllëk te madh për qytetin, pasi ishte një nga personalitetet e shquara dhe të njohura në qytet e më gjerë.

Terova është babai i nënkryetares së Bashkisë Korcë, Benila Terova.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb