Një tërmet me magnitudë 4,2 të shkallës Rihter ka goditur vendin tonë.

Epiqendra u regjistrua në Bushat të Shkodrës me një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë kryeqytetin.

Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Shkodër dhe Qarkut Shkodër nuk raportohen dëme materiale.

  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 14:39:00 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter. Epiqendra u regjistrua në Velipojë, në qarkun e Shkodrës, me një thellësi prej 15.8 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës. Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Shkodër dhe Qarkut Shkodër nuk raportohen dëme materiale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb